Lingcod është një peshk që ha çdo gjë dhe për t’i mbajtur dhëmbët e tij të mprehtë ai i ndryshon ato me ritme mbresëlënëse. Një studim i botuar në “Proceedings of the Royal Society B” tregon atë të lingcod-it të Paqësorit (Ophiodon elongatus), një peshk që jeton në ujërat e bregut perëndimor të Amerikës dhe që duhet të menaxhojë një grup gjigant dhëmbësh, rreth 555 dhëmbë, të shpërndarë në të gjithë gojën, duke përfshirë qiellzën, dhe të cilat ndryshohen me ritmin prej 20 dhëmbë në ditë.
Lingcod, i cili quhet nganjëherë edhe merluc leopardi për shkak të lëkurës së tij, është një peshk i madh deri në 1.5 m i gjatë dhe peshon 60 kg. Ndodhet në Amerikën e Veriut dhe noton në ujërat e Bregut Perëndimor, nga Alaska në Kaliforni. Është mishngrënës, edhe kanibal në rast nevoje dhe jashtëzakonisht i pangopur. Sipas Karly Cohen, një nga autoret e studimit, “ha gjithçka që mund t’i bjerë në gojë”. Dhe të përfundosh në nofullat e tij nuk është një përvojë e mirë, pasi lingcod ka 555 dhëmbë që rriten në mishrat e dhëmbëve, në të gjithë qiellzën dhe madje deri në fyt deri në hyrje të ezofagut. Vetë nofullat kanë lëvizshmëri të madhe dhe peshku mund t’i nxjerrë jashtë për ta bërë më të lehtë kapjen e gjahut të tij. Një strategji që kërkon që dhëmbët e tij të jenë të mprehtë në çdo kohë. Në pamundësi për t’i mprehur artificialisht, lingcod ka shpikur një strategji tjetër: t’i ndryshojë ato shumë shpesh.
Në një eksperiment që përfshinte ekzaminimin e më shumë se 10,000 dhëmbëve në 20 ekzemplarë lingcod, ekipi i Universitetit të Uashingtonit zbuloi se dhëmbët lingcod janë jetëshkurtër. Çdo ditë, rreth humbasin 20 nga mbi 500 dhëmbë dhe zëvendësohen menjëherë nga dhëmbë të rinj dhe më të mprehtë. Është një strategji e ngjashme me atë të peshkaqenëve, të cilët nuk ndalojnë kurrë së prodhuari dhëmbë të rinj për të zëvendësuar ata të “përdorur”.
Por ndërsa te peshkaqenët dhëmbët lëvizin gjatë rritjes së tyre, ata dalin të vegjël në fund të gojës dhe ndërsa rriten lëvizin përpara, dhëmbët e lingcod-it gjithmonë dalin dhe bien në të njëjtin vend, dhe zonat e gojës ku ndodh kjo, janë edhe ato që peshku i përdor për të shqyer gjahun.
Modeli eksperimental i përdorur në lingcod, tani do të zbatohet edhe për speciet e tjera të peshqve, për të zbuluar se si funksionojnë dhëmbët e tyre. Subjektet e radhës do të duhet të jenë piranjat.