Katër pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e sëmundjes së koronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë informon se viktimat janë një qytetar nga Përmeti 60 vjeç, një qytetar nga Fier 65 vjeç dhe dy qytetarë nga Tirana 78 dhe 81 vjeç.
Rastet e reja- Nga 3960 testime që janë kryer në total, kanë rezultuar të infektuar 556 qytetarë. Rastet pozitive janë 220 në Tiranë, 31 në Fier, Elbasan, 21 në Durrës, 20 në Shkodër, 18 në Sarandë, 17 në Gjirokastër, 15 në Kamëz, Berat, 14 në Lushnje, Mallakastër, 11 në Skrapar, 10 në Vlorë, Pogradec, 8 në Përmet, 7 në Pukë, 6 në Kurbin, Kuçovë, 5 në Divjakë, Këlcyrë, Korçë, Gramsh, 4 në Lezhë, Kavajë, Libohovë, Tepelenë, Dimal, 3 në Mirditë, Mat, Patos, Selenicë, Cërrik, Librazhd, 2 në Shijak, Vorë, Himarë, Memaliaj, Poliçan, Peqin, 1 në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Kukës, Has, Tropojë, Krujë, Rrogozhinë, Dibër, Bulqizë, Delvinë, Dropull, Belsh.
Në të gjithë vendin janë 7,847 pacientë aktivë me Covid-19.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 150 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 698 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 186,267 që nga fillimi i epidemisë.