Duket sikur që nga kohët e lashta njerëzimi është përpjekur të ndërtojë struktura monumentale, ku pjesë e tyre janë edhe urat madhështore të kohëve të ndryshme.
Bëhet fjalë për ura të mëdha, struktura madhështore të cilat të lënë pa frymë teksa i vështron, dhe që prej shekujsh janë pikë referimi për vendasit por edhe për turistë nga e gjithë bota.
Struktura të tilla arkitekturore dhe padyshim vepra të tilla infrastrukturore, përveç funksionit bazik që kanë pasur për kalimin e banorëve dhe lidhjet me vendet e tjera, ato janë shndërruar edhe në pika turistike.
Shumë prej tyre janë të vjetra dhe mbartin historinë, kulturën por edhe atraksionin turistik me të cilën turistët arrijnë të identifikojnë vendin.
10 prej urave me te njohura në botë të cilat i përkasin periudhave të ndryshme të ndërtimit, gjenden më poshtë dhe janë me të vërtetë të bukura.