Bota “Njeriu i mërzitshëm” i politikës, kush është Olaf Scholz, kancelari i ri...

“Njeriu i mërzitshëm” i politikës, kush është Olaf Scholz, kancelari i ri i Gjermanisë

Nga “automati” te kancelaria, Olaf Scholz i rreptë, socialdemokrati prej kohësh jo edhe aq i pëlqyer, po përgatitet të marrë nga Angela Merkel drejtimin e Gjermanisë, në krye të një koalicioni të paprecedent të tri partive, falë përvojës së tij si ministër dhe përfaqësues i zgjedhur vendor, si edhe një fushate të përsosur.

Në moshën 63-vjeçare, arkëtari i qeverisë Merkel do të zgjidhet javën e 6 dhjetorit si kancelar i ekonomisë së parë evropiane.

Pa bërë bujë dhe duke marrë frymëzim nga stili Merkel, deri në mimikë dhe gjeste, ky partizan i vrapimit arriti të imponohej, ndërkohë që mbetet mjaft i panjohur edhe për vetë gjermanët.

Pra, nuk ka asnjë biografi të kancelarit të ardhshëm, por as edhe kur ishte ministër në disa raste dhe ish-kryebashkiak i Hamburgut, qyteti i dytë më i madh në vend.

Një karrierë në ngjitje

I përshkruar nga Spiegel si “mishërimi i mërzisë në politikë”, Scholz ka kaluar të gjitha nivelet e politikës publike që nga vitet 1970.

I lindur në Osnabrück më 14 qershor 1958 nga një baba shitës dhe një nënë shtëpiake, në vitin 1975 ai iu bashkua lëvizjes së fuqishme rinore të SPD-së, “Jusos”.

Më pas, flokëgjatë dhe i veshur me pulovra leshi, ai merr pjesë në një sërë demonstratash pacifiste.

Në të njëjtën kohë, Scholz ndoqi studimet juridike dhe, me një mendje të qetë, në 1985 hapi një studio ligjore të specializuar në të drejtën e punës.

Në veçanti, ai mbron punonjësit në shumë raste, nga ribashkimi gjerman në 1990, te privatizimi dhe shpërbërja e kompanive të ish-RDGJ-së.

Karriera e tij do të lulëzojë me të vërtetë me mbërritjen në Kancelari të socialdemokratit Gerhard Schröder.

I zgjedhur deputet në vitin 1998, Scholz bëhët sekretar i përgjithshëm i SPD-së në 2002.

Më pas ai duhet të shpjegojë çdo ditë para kamerave detajet e reformave liberale jopopullore të kancelarit.

Aspekti argëtues

Toni i tij monoton i ka dhënë atij pseudonimin “Scholzomat”, një shaka që Scholz nuk e pëlqen, edhe pse ai pranoi në gusht se “me siguri nuk ishte një përshkrim krejtësisht i rremë”.

“Më kanë bërë gjithmonë të njëjtat pyetje dhe kam dhënë gjithmonë të njëjtat përgjigje”, mbrohet ai.

Liberalizimi i tregut të punës në një vend që atëherë konsiderohej “i sëmuri i Evropës” do të përçajë të majtën gjermane dhe do të përshpejtojë humbjen e Schröder kundër Angela Merkel në 2005.

Në 2007, Olaf Scholz u kthye në Ministrinë e Punës të koalicionit të madh, një pozicion që e lejoi atë të lustronte imazhin e tij falë krizës financiare të vitit 2008 dhe mekanizmave të pjesshëm të papunësisë që ai ngriti.

Në 2011, ai bëhet kryebashkiak i qytetit Hanseatik.

Scholz ndjek një politikë ambicioze përsa i përket strehimit social dhe fëmijërisë së hershme, por tregon shije të shtrenjta me fondet publike.

Bazuka

Edhe pse zyrtari i zgjedhur e “shpërtheu” buxhetin e qytetit të tij midis 2011-s dhe 2018-s, ai i qëndron në nivel federal kredos së tij: “Ne japim vetëm atë që kemi”.

Scholz merr postin prestigjioz të ministrit të Financave nga kristiandemokrati ortodoks, Wolfgang Schäuble, menaxhimin e papërkulur financiar të të cilit e vazhdon ende.

Pozicionimi i tij qendror kontribuon në margjinalizimin e tij brenda partisë së tij, deri në atë pikë sa, në vitin 2019, militantët preferojnë që ai të drejtojë një dyshe pothuajse të panjohur, shumë më tepër nga e majta.

Megjithatë, Scholz arrin të rikthehet nga pandemia, duke mos ngurruar të shkëputet nga opinioni buxhetor dhe të heqë “bazukën” nga shpenzimet publike.

Pavarësisht mospranimit të vitit 2019, SPD, një nga partitë më të vjetra europiane, e zgjedh atë për të mbrojtur ngjyrat e saj, pavarësisht disa rasteve që njollosin kalimin e tij në Financë, në veçanti falimentimi i zhurmshëm i kompanisë financiare Ëirecard, krenaria e ekonomisë gjermane, në origjinë të disa mashtrimeve masive  që autoriteti mbikëqyrës, që varej nga ministria e Scholz, nuk i zbuloi.

Asgjë që mund të prishë ngjitjen e tij në kancelari, ku do të pasojë Angela Merkel, me të cilën ky burrë, që e përshkruan veten si “feminist”, pretendon se ka “gjithmonë marrëdhënie të mira”.