Kryesore Pesë viktima dhe 516 raste të reja me COVID-19

Pesë viktima dhe 516 raste të reja me COVID-19

Pesë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa kanë rezultuar edhe 516 infektime të reja me virusin.

Rastet e reja- Nga 2,761 testime që janë kryer, nga ku edhe kanë rezultuar të shëruar 597 qytetarë. Numri i rasteve që e kanë mundur virusin në vend që prej fillimit të pandemisë është 187,506.

Aktualisht në Shqipëri janë 7,718 persona të infektuar me COVID-19. 157 pacientë janë të shtruar në spital, 23 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Vaksinimi- Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Prej ditës së sotme, pika e vaksinimit në sheshin Skënderbej është mbyllur dhe aktiviteti i saj është zhvendosur nëpër qendrat shëndetësore dhe pikën e vaksinimit në Air Albania.