Shqipëria ka pasur 9 humbje jete dhe 440 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Situata vazhdon të qëndrojë konstante pasi numri i rasteve aktive është aktualisht 7,610 nga 7 717 që ishte në fillim të nëntorit.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 150 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.