“Ambicia më e madhe e Cristiano Ronaldos është që të ketë më shumë topa të artë se Messi kur të tërhiqet nga futbolli”.
Kështu ka deklaruar Pascal Ferre, personi që dorëzon çdo vit çmimin më të rëndësishëm individual, Topin e Artë.
Cristiano Ronaldo aktualisht ka 5 të tillë dhe ndjek Messin, i cili e ka fituar këtë trofe 6 herë.
“Cristiano ka vetëm një ambicie: të ketë më shumë topa të artë sesa Messi. Këtë gjë e di sepse ma ka thënë vetë”, tha Ferre për “Marca”.
Këtë vit, kandidatët kryesorë për të fituar Topin e Artë janë Robert Lewandowski dhe Leo Messi, me Cristianon që nuk e fiton këtë çmim që nga viti 2016.