Ndryshe nga Milani, Napoli nuk gabon. Të kaltërit u rikthyen te fitorja në kampionat, ku kishin humbur edhe në Europa League teksa mposhtën një rival direkt për Europën si Lazio me rezultatin e thellë 4-0.
Me Rrahmanin titullar në njërin krah dhe Elseid Hysajn në krahun tjetër, ishin vendasit të cilët në “Maradona Stadium” triumfuan dhe nuk e vunë në asnjë moment në diskutim fitoren.
Që në 7’, Zielinski kaloi në avantazh duke hapur serine e golave ndërsa po në pjesën e parë, dy herë të tjera shënoi Dries Mertens.
Fraksioni i dytë i lojës ishte vetëm menaxhim nga ana e të kaltërve ndërsa Lazio ishte nën nivelin e pritur. Fabian Ruiz i dha fund sfidës me golin e katërt në 85’.
Me këtë fitore, Napoli kryeson i vetëm me 35 pikë ndaj Milanit me 32 dhe Interit me 31 pikë