Stambolli përjetoi orë apokaliptike si pasojë e një stuhie të paprecedentë, e cila ka shkaktuar dhe jetëhumbje.
Era e fortë shkuli e rrëzoi gjithçka, duke sjellë kaos të aktivitetit njerëzor, si dhe dëme të mëdha.
Më e rënda, pati të vrarë e të plagosur.
Sabah saatlerinde başlayan ve hızı 129 km'ye kadar çıkan fırtına batı illerini ağır etkiledi. Çatılar uçtu, denizler taştı, tırlar devrildi. #Fırtına nedeniyle #İstanbul'da 4 can kaybının, 3'ü ağır 19 yaralının olduğu valilik tarafından açıklandı. pic.twitter.com/VyWuthOe91
— Webdroid (@webdroidnet) November 29, 2021
Raportohet për katër persona që kanë humbur jetën dhe 19 që janë lënduar.
Sipas zyrës së guvernatorit, mes viktimave ishte edhe një shtetas i huaj, ndërsa paralajmëroi se erërat e forta me shpejtësi deri në 130 km në orë do të vazhdojnë edhe të martën.
Lodos continues to be influential in Istanbul. Roofs of houses and cafes flew off. Trucks overturned.
#Istanbul #StormArwen #fırtına #Lodos pic.twitter.com/EpP8iugNol— PARTİZAN Yunanistan (@partizanGreece) November 29, 2021
Erërat kanë rrëzuar pjesë të ndërtesave, duke përfshirë pllaka betoni nga çatitë dhe muret. Në pamjet e transmetuara shihen këmbësorë duke shpëtuar nga mbeturinat që fluturojnë nga era.
Acaba hangi yandaş müteahhit yaptı bunu? #fırtına #Lodos #İstanbul @sedat_peker
— benim adım cemil (@benimadimcml) November 29, 2021
Kompania ajrore turke, Turkish Airlines, raportoi ndërprerje të orarit të fluturimit, ndërsa Bosfori është mbyllur për trafikun nga të dy drejtimet.
Pamjet nga Izmiri treguan gjithashtu ngritjen e nivelit të detit, ndërsa rrugët ishin të mbushura me ujë.