As Toni Kroos nuk është dakord me fitimin e “Topit të Artë” nga Leo Messi. Ylli argjentinas fitoi mbrëmë çmimin prestigjioz të “France Footboll” për herë të shtatë, duke ia dalë të lërë pas Lewandowskin, Jorginhon dhe Benzema.
Mesfushori i Real Madrid shpresonte që të shpallej fitues shoku i tij i skuadrës: Karim Benzema.
“Topi i Artë që fitoi Messit ishte absolutisht i pamerituar. Nuk ka dyshime që Leo dhe CR7 kanë qenë futbollistët më të mirë të dekadës së fundit, por këtë vit e meritonin lojtarë të tjerë më shumë se ai.
Unë mendoj se duhet të shpallej fitues Karim Benzema, gjithmonë nëse po kërkohej për lojtarin më të mirë individual të sezonit të kaluar.
Kjo pasi unë e shoh çdo ditë nga afër se çfarë futbollisti i jashtëzakonshëm që është”.
Gjermani jap një koment edhe për Cristiano Ronaldon: “CR7 ka shënuar shumë gola të rëndësishëm kohët e fundit, Manchester United është akoma në Champions League falë tij, kështu që mendoj se edhe portugezi duhet të renditej sipër Messit”.