Opinionistja e “Big Brother VIP”, Balina Bodinaku, nuk ka ndryshuar mendim për finalistët, por i qëndron idesë që ka pasur që puntatën e parë të programit.
Në një intervistë për “Goca & Gra”, Balina u pyet për finalistët e reality show-t.
“Unë do i qëndroj opinionit që kam pasur që në fillim, që në emisionin e parë, kur akoma nuk i njihja shumë mirë, nuk kam ndryshuar shumë opinion. Iliri është padiskutim një lojtar i fortë që besoj se ka vend në finale dhe duhet të ketë vend në finale. Donaldi është gjithashtu një lojtar i fortë,” u shpreh ajo.
Pas një pauze të shkurtër, Balina përmendi edhe Arjola Demirin, ndërsa nga të rinjtë përmendi Beniadën, për të cilën tha se ka shumë simpati.