Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i Japonisë, Takada Mitsuyuki, asistuan në kapjen e peshkut të parë ton që do të dërgohet për eksport në vendin e largët aziatik.
“Nis sot operacioni më i madh i eksportit detar të Shqipërisë, i cili e përfshin edhe Japoninë në hartën e eksporteve shqiptare, që nga 3 vende në vitin 2013 sot ka plot 27 destinacione. Industria shqiptare e peshkimit tanimë është një industri konkurruese në tregun ndërkombëtar dhe pas pesëfishimit të eksporteve të saj në dy mandatet e para, synojmë dyfishimin në mandatin e tretë”, shkroi kryeministri Rama në Facebook.
“Jam shumë i kënaqur që marr pjesë në këtë dërgesë të parë nga Shqipëria për në Japoni. Ky është një shembull mjaft i mirë për sipërmarrësit shqiptarë”, tha ambasadori Mitsuyuki.