Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë për të shqyrtuar vlefshmërinë e proceseve zgjedhore.
Ky ishte argumenti i trupës mbi të cilin vendosi rrëzimin e padisë së shoqatës së bashkive që kërkoi anulimin e procesit elektoral të 30 qershorit 2019.
Gjykata nënvizon se ligjshmëria e procesit ankimohet në Kolegjin Zgjedhor duke hedhur poshtë pretendimet e palës paditëse.
Për më tepër, Gjykata vlerëson se shoqata e bashkive nuk është palë që mund të vërë në lëvizje trupën kushtetuese.
Vendimi u mor në 4 Nëntor duke rrëzuar kërkesën e shoqatës së bashkive që kërkonte shfuqizimin e tyre.
Për këtë çështje Gjykata Kushtetuese kërkoi edhe një opinion nga Komisioni i Venecias.
Pas zbardhjes së vendimit Presidenti Ilir Meta duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve të reja për 6 bashki të cilat kanë mbetur pa kryetarë dhe konkretisht në Shkodër, Durrës, Lushnje, Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë.