Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar sot se do të dërgojë në prokurori për ndjekje penale anëtarët e 19 grupeve të numërimit që kanë tjetërsuar votën në zgjedhjet e 25 Prillit.
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, gjatë një mbledhje të zhvilluar ditën e sotme tha se shkeljet janë zbuluar pas rinumërimit të 10% të votave.
Nga rinumërimi i votave në KQZ, rezultoi se 224 qytetarë kishin votuar dy herë dhe 44 të tjerë kishin votuar më shumë se dy herë.
Tashmë në prokurori do të dorëzohen emrat e komisionerëve të PS dhe të PD, pasi një tavolinë numërimi ka katër anëtarë, dy nga maxhoranca dhe dy nga opozita dhe do të kallëzohet i gjithë grupi i numërimit.