Golat nga goditjet e këndit janë të rrallë, por në Serie A janë realizuar dy të tillë brenda 24 orëve. Ishte turku Hakan Calhanoglu, i cili shënoi në portën e Romës një ditë më parë, duke përfituar edhe nga përgjumja e Zaniolos, por edhe nga gafa e portierit Rui Patricio.
Megjithatë, Huan Cuadrado i është përgjigjur menjëherë mesfushorit të Interit. Kolumbiani ka realizuar një kryevepër mbrëmjen e së dielës në ndeshjen ndaj Genoas nga goditja e këndit.
Ndeshja ndaj Genoa-s u fitua 2-0 nga bardhezinjtë për të cilët realizoi në pjesën e dytë edhe argjentinasi Dybala. Duhet theksuar se Juvja këtë ndeshje e dominoi totalisht, duke fituar edhe me lojë të bukur.