Kënga e Mariah Carey “All I Want For Christmas Is You” e publikuar 3 dekada më parë vijon t’i sjellë 52-vjeçares të ardhura marramendëse. Çdo fundvit, këngëtarja falë përdorimit të këngës në spote publicitare, apo klikimeve në Youtube fiton nga 600 mijë deri në 1 milion dollar.
600 mijë deri në 1 milion dollarë arkëton këngëtarja Mariah Carey çdo fundvit falë këngës së saj hit “All I Want For Christmas Is You”.
Këngëtarja 52-vjeçare pasurohet çdo fund viti, nga klikimet që merr me këngën hit të festave, që thyen çdo herë rekordet, edhe pse është publikuar thuajse 3 dekada më parë. Ndaj edhe sot, Mariah Carey mban titullin “Mbretëresha e Krishtlindjeve”. Sipas klasifikimit të këngëtarëve, sipas pasurisë së tyre, kënga që përveç youtubet, përdoret edhe si kolonë zanore e reklamave e spoteve të ndryshme televizive, e rendit 52-vjeçaren në vend të parë. Nga publikimi i këngës, këngëtarja ka arkëtuar fitime thuajse 100 milionë dollarë.
Këtë fundvit, këngëtarja sjell një tjetër hit, në bashkëpunim me Khalid dhe këngëtarin Kirk Franklin, nën titullin “Fall in love at Christmas”
Gjithsesi, klasike, e gëzueshme dhe moderne po ashtu, “All I Want For Christmas” mbetet në vend të parë, edhe pse e publikuar në vitin 1994. Madje Shoqata amerikane e industrisë së muzikës e certifikoi këtë hit gjatë fundjavës, me statusin e diamantit, pasi i tejkaloi shitjet e 10 milionë kopjeve, vetëm në Shtetet e Bashkuara.
Mariah Carey është sot një nga këngëtaret më të pasura në botë, me pasuri neto 300 milionë dollarë.