Politika Çdo ndodhë të shtunën në PD? Paralajmërim nga kampi i Berishës

Çdo ndodhë të shtunën në PD? Paralajmërim nga kampi i Berishës

Oerd Bylykbashi, një ndër figurat më të rëndësishme në PD, rreshtuar së fundi krah Sali Berishës dhe Foltores së tij, paralajmëroi fundin e erës Basha më datë 12, një ditë pas Kuvendit të 11-ës.

“Në 11 dhjetor do të merren vendime të rëndësishme dhe në 12 Basha nuk do të ketë mundësi të marrë vendime. Në datë 11 miratohet statuti tjetër, të gjitha kompetencat centralizuese që ka marrë Basha ikin. Prisni se mund të ketë gjëra interesante”, tha ai në një intervistë të fundit televizive.

Bylykbashi shkoi më tej kur pretendoi se “SHBA nuk ka kërkuar përjashtimin e ish-kryeministrit nga grupi i PD-së”.

“Kjo narrativë që i kanë kërkuar heqjen nga grupi parlamentar nuk është e vërtetë. Nuk e kanë kërkuar. Mbi këtë çështje unë di po aq sa zoti Basha. Është më komplekse se kaq, por nuk mund ta detajojmë këtu.

Le të themi diçka, korrupsioni nuk mund të përdoret si armë, ka prova për këtë, dhe ato dërgohen në gjykata. Asnjë shtet nuk ndërhyn në zhvillimet e brendshme të një partie”, tha njeriu që e nisi karrierën politike në zyrën e Berishës, kur ky i fundit qeveriste.

Gjithashtu, politikani durrsak pretendoi se ajo çfarë po ndodh në PD ka një lloj përkrahje ndërkombëtare, por nuk ka tha se nga kush konkretisht.

“Mund t’ju them që përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar inkurajojnë këtë përpjekje për demokratizim të PD-së. Përfaqësues të rëndësishëm të komunitetit ndërkombëtar”, theksoi ai.