Katër persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar edhe 346 raste të reja me virusin.
Rastet e reja kanë dalë nga 2,317 testime që janë kryer, nga ku kanë rezultuar edhe 566 qytetarë të shëruar.
Që prej fillimi të pandemisë, në Shqipëri kanë rezultuar 193,533 raste të shërimit nga COVID.
Aktualisht në vend janë 5982 pacientë aktivë me coronavirus. 156 pacientë po marrin trajtim në spital, 10 prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.
Statistika për datën 08 dhjetor 2021
Raste të reja ditore 346
Të shëruar në 24 orë 566
Të shtruar në spitale 156
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 2,317
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2993
Fier 637
Gjirokastër 528
Shkodër 424
Durrës 348
Berat 269
Elbasan 254
Vlorë 208
Lezhë 149
Korçë 98
Kukës 45
Dibër 37