Politika Zbardhet agjenda e Escobar në Tiranë, darkë me Ramën pa praninë e...

Zbardhet agjenda e Escobar në Tiranë, darkë me Ramën pa praninë e mediave

Është zbardhur agjenda paraprake të vizitës së të dërguarit të posaçëm të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Garbiel Escobar, që zhvillohet të enjten në Tiranë.

Zyrtari amerikan do të takohet fillimisht rreth orës 11:00 me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Më pas, rreth orës 15:00, do të ketë një takim me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, ndërsa në orën 17:00, do të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin Edi Rama, pa praninë e mediave.

Që prej marrjes së këtij posti, Escobar si një njohës i mirë i realitetit në Ballkan, zhvilloi vizitat e tij të para në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Mal të Zi.

Ardhja e diplomatit amerikan e gjen politikën e Tiranës të trazuar, e më konkretisht kampin blu, ku që pas shpalljes “non grata” nga SHBA të ish-kryetarit demokrat Berisha, demokratët u përfshinë në një debat të brendshëm.

Vizita e Escobar do të ndodhë vetëm dy ditë para Kuvendit Kombëtar të thërritur fillimisht nga Berisha, i cili nuk njihet nga kryesia e PD-së. Nga a e tij, Basha ka thërritur një tjetër Kuvend Kombëtar, të cilin e konsideron të ligjshëm, më 18 dhjetor.