Politika Portali i Baton Haxhiut “zbulon” kundërshtarët e Veliajt për Tiranën, e reklamon...

Portali i Baton Haxhiut “zbulon” kundërshtarët e Veliajt për Tiranën, e reklamon si pasardhës të Ramës në PS

Portali i Baton Haxhiut nxjerr kundërshtarët e Veliajt për Tiranën, e ‘shet’ si pasardhës të Ramës në PS

Portali i analistit Baton Haxhiut, i njohur edhe si këshilltari i kryeministrit Edi Rama ka renditur kundërshtarët e mundshëm brenda PS të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Sipas shkrimit me titull “Kryeministri i Tiranës për Kryeministrin e Shqipërisë”, rivalët e Veliajt janë zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Transportit, Belinda Balluku.

Në radhët e shkrimit, Veliaj, ashtu siç është përfolur disa herë në media, shihet edhe si një pasardhës i mundshëm i Edi Ramës në Partinë Socialiste.

“Logjika brenda Partisë Socialiste ka provuar se nga kryeministër i qytetit (titull që përfton kryetari i bashkisë më të madhe për numër banorësh dhe buxhet) vendoset një bazë e fortë për kryeministër të Shqipërisë”, thuhet në shkrim.

Shkrimin e plotë lexoni këtu