Aktualitet Aksident i rëndë, makina bie në humnerë, policia: Ka vdekur një 17-vjeçar

Aksident i rëndë, makina bie në humnerë, policia: Ka vdekur një 17-vjeçar

Aksident i rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Trebisht të Bulqizës, ku një automjet ka rënë rreth 50 metra poshtë rrugës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00.

Policia bën me dije se një 17-vjeçar me iniciale F.P. ka humbur jetën si pasojë e aksidentit. Ndërsa shton se është plagosur në gjendje të rëndë një 20-vjeçar me iniciale E.T., i cili është dërguar në spital dhe po merr mjekim.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.