Grupi H i Champions League mbyllet me surpriza dhe me emocione të mëdha me fitore dhe përmbysje.
Chelsea pati vështirësi në transfertën e fundit ndaj Zenitit ku vuajti për të marrë 3 pikë e në fund nuk ia doli që do të thotë kualifikim si e dyta në Grup.
Në një klimë të ftohtë në “Gazprom Arena”, skuadra e Tuchel barazoi 3-3 ku pas një goli të shpejtë të Werner, vendasit realizuan dy herë me Claudino dhe Azmoun.
U deshën 45 minuta té tjera ku Lukaku e më pas gjermani Werner sërish që të përmbysej situata, por gjithsesi Zeniti në sekondat e fundit shënoi duke mbyllur takimin 3-3. Një rezultat që e çon Juven direkt si e para e Grupit.
Në “Allianz Stadium”, bardhezinjtë e Allegrit e kishin vlerësuar maksimalisht sfidën me Malmon, kampionët e freskët të Suedisë. Gjithsesi ndeshja ishte e hapur dhe bukur, me raste nga të dyja skuadrat teksa që në 18′, bardhezinjtë kaluan në avantazh me Moise Kean. Edhe në fund të pjesës së parë skuadra e Allegrit mund të dyfishonte por nuk ia doli me Arthur.
Fraksioni i dytë ehte serish dominim i Juves me Kean, Rabiot dhe Morata që nuk arrijnë të shënojnë, por më e rëndësishmja është kalimi si e para në grup.