Politika Berisha: Kuvendi i 11 Dhjetorit do të anulojë vendimet e Bashës

Berisha: Kuvendi i 11 Dhjetorit do të anulojë vendimet e Bashës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se pas datës 11 Dhjetor do të ngrihet një komision brenda Partisë Demokratike që do të merret me drejtimin e PD deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, teksa tha se Lulzim Basha do shkarkohet, lideri historik i PD shtoi se do të anulohen dhe vendimet e tij që janë marrë kohët e fundit.

Çfarë do ndodhë në 11 Dhjetor?

Ne nuk përjashtojmë njeri nga PD, u bëj thirrje të gjithë deputetëve, të gjithë drejtuesve, të bashkohen me shumicën dhe të mos bëhen instrumenta të një akti më të turpshëm, të një anti-Kuvendi. Nëse Basha donte të thirrje Kuvendin, mund ta bënte kur unë ia kërkova. Ai mori një vendim kundër statutit, i kërkova të merrte Kuvendin.

Nëse do ta merrte me vendim Kryesie apo me Grup Parlamentar?

Absolutisht, nëse do të merrej nga Këshilli Kombëtar nuk do të reagoja.

Do ishit thyer me Bashën edhe nëse ai nuk do t’iu largonte nga PD?

Patjetër që po, nuk mund të qëndroja me të pas katër humbjesh.

Pasditen e 11 Dhjetorit çfarë do ndodhë nëse do keni shumicën?

PD do të jetë një parti e rithemeleuar

Ku në zyra me qera, në rrugë?

Selia është pronë e PD dhe nuk është pronë e Lulzim Bashës?

Rrezikon që PD të shkojë në gjykatë?

Ai mund të bëjë çdo gjë, partia është e demokratëve. Do të anulohen të gjitha vendimet e tij të fundit dhe do të ketë një komision të përkohshëm për drejtimin e PD.

Sa është numri i firmave të mbledhura deri tani?

Numri përfundimtar është rreth 5200. Ne marrim vendime dhe me 3810 delegatë.

Çfarë vendimesh do të merren?

Lulzim Basha pushon së qenuri kryetari i PD, pas votimit nga Kuvendit Kombëtar në 11 Dhjetor.

Ai ka seli, vulë, njohje nga gjykata…

Veprimet e Ligjshme staturore të PD, për vendosjen e pluralizmit nuk mund t’i injoroj askush. Pluralizmit vendoset me standardet dhe normat e njohura

Nuk e njeh Basha Kuvendin e datës 11…

Ai thotë edhe tjetrën ‘unë jam e ardhmja’, por e ardhmja nuk është me humbje.

Po pse mos të pretendojë Basha?

Ata që duan të mësojnë të vërtetën duhet të analizojnë një foltore. Është një thirrje që i bëhet Sali Berishës për kthim.

Ju thatë që në 11 që keni 5200 delegatë, ju keni një synim largimin e Bashës. Nëse do shkarkoni Bashën dhe ai nuk do ju njoh çfarë do ndodhë?

Së pari fillimi i atij Kuvendi është rikthimi i lirisë në PD. Natyrisht të gjithë delegatët në formularin që kanë firmosur kanë pasur të paraqitur dhe qëndrimin ndaj Lulzim Bashës.

Kush e ka listën e delegatëve?

Ata që shprehen në këtë mënyrë duhet të mendohen, nëse ai Kuvend mbahet në stadium, kjo sepse në mënyrë më absurde zmadhoi Kuvendin, të paktën 7 herë më të madh e CDU-së gjermane.

Kjo u doli më mirë, se mund ta menaxhonte më mirë Basha?

Ne detyrohemi që të mblidhemi në stadium, për shkak të transparencës dhe për Covid-in.