Kryesore Yuri Kim jep mesazhin e vizitës së Escobar: SHBA mbështet Shqipërinë në...

Yuri Kim jep mesazhin e vizitës së Escobar: SHBA mbështet Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka deklaruar se vizita e Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit, Grabiel Escobar në Shqipëri, rikonfirmon mbështetjen e fortë që ka Amerika për vendin tonë.

Për ambasadoren amerikane, Escobar i vendosi theksin luftës kundër korrupsionit dhe mosndëshkimit e përpjekjeve për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

Kim nënvizoi në një postim në Twitter, se mirëpret rritjen e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA në shumë fusha, si në integrimin rajonal, çështjet ndërkombëtare, në NATO, por edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB, ku Shqipëria është anëtare.

Ditën e djeshme, Gabriel Escobar zhvilloi takime në Tiranë me liderin e opozitës Lulzim Basha, kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Jashtme Olta Xhaçka me fokus kryesor luftën kundër krimit.