Sport Briken Calja siguron titullin Kampion Bote dhe dy medalje argjendi

Briken Calja siguron titullin Kampion Bote dhe dy medalje argjendi

Briken Calja ka shkruar historinë në Uzbekistan, duke fituar 1një medalje ari dhe dy argjendi në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes.

Peshëngritësi shqiptar mori medaljen e arit në stilin e shkëputjes, medalje argjendi në shtytje dhe dygarësh.

Erkand Qerimaj ishte i pari që u ngjit në pedanë në stilin e shkëputjes, duke vendosur peshën 150 kilogramë dhe duke e realizuar me sukses. Me pas e kishte radhën Calja, i cili vendosi 152 kilogramë në provën e parë

Pas medaljes së arte të fituar në stilin e shkëputjes, Calja ishte pretendent edhe për stilin e shtytjes dhe dygarëshin. Ai ka qenë ndër të fundit që u ngjit në pedanë duke realizuar menjëherë me sukses provën 182 kilogramë.

Në provën e dytë, Calja ngiti peshën 186 kilogramë  ne tentativën e dytë e pastaj u mundua që të realizonte provën 190 kilogramë, por pa sukses. Për fat të keq, indoneziani Abdullah realizoi provën e fundit në peshën 192 kg dhe i mori medaljen e arte në shtytje si dhe atë në dygarësh peshëngritësit shqiptar. Abdullah e mbylli me 343 kilogramë dygarëshin, vetëm 1 kilogram më shumë se Calja.

Gjithsesi, bilanci me një medalje ari e dy argjendi, mbetet më i miri i arritur ndonjëherë nga peshëngritja shqiptarë në botëror.

Sa i përket Erkand Qerimajt, i cili po ashtu garonte në peshën deri në 73 kilogramë, pas shkëputjes ai u rendin në vendin e katërt edhe në shtytje e dygarësh.