Milani spektakolar, kompakt dhe i suksesshëm i fillim sezonit është zhdukur. Ndoshta edhe për shkak të mungesave të shumta, kuqezinjtë kanë grumbulluar vetëm 8 pikë në 6 ndeshjet e luajtura në kampionat.
Një bllokim i papritur, që nisi në fillim të nëntorit në derbin kundër Interit, e vazhdoi deri në transfertën e Udines.
Trajneri Stefano Pilo e di problemin e skuadrës së tij. “Djalli” pëson shumë gola nga topa të humbur për shkak të zgjedhjeve të gabuara.
Ngushëllimi i vetëm për Milanin në përfundim të takimit kundër Udinezes është rekordi i ri i vendosur nga Zlatan Ibrahimoviç. Bomberi suedez bëhet futbollisti i tretë i aftë që të shënojë 300 gola në 5 kampionatet më mëdha të Europës që nga 1 Janari i vitit 2000, pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit.
Portugezi ka realizuar 483 gola, ndërsa argjentinasi 475 në total.