Arbana Osmani i konsideroi “teori konspirative” kur pyeti ndjekësit se çfarë kanë dëgjuar për “Big Brother VIP”. Bëhet fjalë për pretendime të ndryshme në lidhje me produksionin dhe banorët, të cilat mund të jenë të vërteta ose jo.
“Një nga pjesëtarët mori 30,000 euro për t’u futur në shtëpi dhe të bëhej çift i rremë me një tjetër,” shkroi dikush.
“Arbana është vëllai i madh.”
“Fituesin e ke zgjedhur pa e ditur ende kush do ishin konkurrentë.”
“Mendoj që vëllai i madh nuk ekziston dhe thjesht janë familja Hoxha dhe produksioni.”
“Lekët në fund i merr Arbana dhe fituesit nuk i jepni asgjë.”
“U jepni instruksione disa banorëve në dhomën e rrëfimit.”
“Që Donaldit i keni bërë shumë presion sa ka humbur 15 kilogramë, e sigurt.”