Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 24 orët e fundit janë konfirmuar 263 raste pozitive me Covid, ndërsa dy persona kanë humbur jetën. Viktimat janë një qytetar nga Përmeti 58 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 73 vjeç.
Janë 5,406 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 409 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 195,247 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (12 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 263
Të shëruar në 24 orë 409
Të shtruar në spitale 159
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 1,752
Testime totale 1,420,872
Raste pozitive 203,787
Raste të shëruara 195,247
Raste Aktive 5,406
Humbje jete 3,134
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2,526
Fier 653
Gjirokastër 553
Shkodër 372
Durrës 306
Elbasan 296
Berat 218
Lezhë 129
Vlorë 201
Korçë 99
Dibër 58
Kukës 36