Aktualitet Temperatura deri në -11 gradë, parashikimi i motit për javën

Temperatura deri në -11 gradë, parashikimi i motit për javën

Gjatë gjithë javës do të kemi mot të kthjellët.

Meteorologia e Meteoalb, Adiola Bani parashikoi për Euronews Albania se do të ketë prezencë të vranësirave vetëm në zonat malore dhe gjatë ditës së sotme në zonat juglindore do të kemi reshje të pakta dëbore.

Pritet që gjatë javës të ketë temperatura të ulëta. Në zonat malore termometri do zbresë në -10 apo -11 gradë dhe maksimumet do të shkojnë deri në 10 gradë.

Pas ditës së enjte do të ketë një rritje të lehtë dhe graduale të vlerave termike.

Ndërkohë në Tiranë vlerat termike do të jenë 1 ose 2 gradë në mëngjes dhe jo më shumë se 10 gradë në mesditë.