Ndarja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës ka prodhuar edhe incidentin e parë në selinë blu.
Kryetari i Grupimit të Dhjetorit 90, Bislim Ahmetaj deklaroi se bashkë me anëtarët është mbyllur me çelës brenda zyrës pas ardhjes në seli të Lulzim Bashës.
Bislimaj pretendon se për të dalë jashtë anëtarëve iu desh të shpërthenin derën.
“Sot kishim një mbledhje për të përshëndetur vendimin për të thërritur Kuvendin e jashtëzakonshëm ku grupimi “Dhjetor 90”, u pranua si organizatë partnere. U mbyllën dy dyert e jashtme nga ana lindore dhe ne mbetëm brenda në zyrë. U detyruam të shpërthejmë një nga dyert. Kjo është diçka e ulët. Kjo gjë e ul më shumë vlerën që mund të ketë një njeri i zakonshëm. Sapo Basha hyri në zyrë na u mbyll dera dhe mbetëm brenda. Kjo gjë duket se do të zgjasë dhe disa ditë sa të mbahet referendumi”, u shpreh Bislimaj.