541 milionë euro kanë dërguar emigrantët këtë vit për familjarët e tyre në Shqipëri.
Kjo sasi parash është rritur me 15%, krahasuar me vitin e kaluar, kur shtetet u izoluan për shkak të pandemisë.
Por, nëse shohim në vite, për herë të fundit kjo sasi parash u regjistrua në vitin 2009, mandej dërgesat ishin ndërmjet 400 deri në 500 milionë euro.
Italia dhe Greqia janë kanalet kryesore, kjo për shkak të numrit të madh të emigrantëve që jetojnë e punojnë në shtetet fqinje.
Por, vitet e fundit, po rriten edhe prurjet nga vendet e reja të emigrimit, kryesisht nga Britania e Madhe dhe Gjermania.
Kujtojmë se kjo e fundit është ndër shtetet që ka afruar më shumë shqiptarë, me kontrata pune.
Fluksi i rritur i parave që po sjellin emigrantët tregon se familjet shqiptare nuk arrijnë të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e tyre.