Është hedhur shorti i fazës “play-off” në Europa League në Nyon të Zvicrës. Finalja e madhe do të zhvillohet më 18 maj në “Ramon Sanchez Pizjuan”, stadiumin ku Sevilla luan sfidat shtëpiake.
Përballje shumë të forta kanë rezervuar goglat. Rekordmenët e këtij kompeticioni, Sevilla, që ka fituar 6 herë Europa League, do të sfidojë Dinamon e Zagrebit. Barcelona-Napoli është dueli më i zjarrtë.
Goglat vunë Lazion përballë Portos, Atalanta dhe Berat Gjimshiti do të sfidojnë grekët e Olympiacos, ndërsa Leipzig-Sociedad është një tjetër çift i fortë. Rangers, ekipi kampion i Skocisë është rivali i Dortmundit.
Ndeshjet e para do të luhen më 17 shkurt, ndërsa ato të kthimit do të zhvillohen një javë më vonë.
Raundi i fazës “play-off”
Sevilla-Dinamo Zagreb
Atalanta-Olympiacos
Leipzig-Real Sociedad
Barcelona-Napoli
Zenit-Betis
Borussia Dortmund-Rangers
Sheriff Tiraspol-Braga
Lazio-Porto