Kryesore Berisha dhe mbështetës të tij futen në selinë e PD: Basha do...

Berisha dhe mbështetës të tij futen në selinë e PD: Basha do të jetë deputet

Sali Berisha dhe një grup mbështetësish të tij, së bashku me anëtarët e komisionit të përkohshëm, të kallëzuar në SPAK nga PD, janë futur në selinë e Partisë Demokratike.

Ndërsa ishte duke u futur në seli, Berisha u shpreh se anëtarët e komisionit të përkohshëm të vendosen në selinë e demokratëve dhe të diskutojnë për problemet e rëndësishme të së ardhmes.

Ai theksoi se deputeti Basha do të jetë anëtar i grupit parlamentar të PD.

“Deputeti Basha do të jetë anëtar i grupit parlamentar. De facto është i shkarkuar nga Kuvendi por në respekt të anëtarësisë më datën 18 ata do shprehen për deputetin Basha. Në zyrën e Bashës nuk kam punë. Sot vijmë këtu për të bërë një mbledhje dhe deputeti Basha deri në datën 18 mendoj të reflektojë për vendimin e Kuvendit. Sot futem si njëri nga anëtarët e këtij komisioni që funksionon me kolegjialitet”, tha Berisha.