Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ashpërsuar tonet ndaj ish-liderit demorkat, Sali Berisha, duke thënë se ai është një burracak dhe një komunist.
Sipas Bashës, PD është e gatshme që të lerë pas këtë të shkuar, që siç u shpreh ai Berisha është i gatshëm të shkatërrojë edhe fëmijën e tij, Partinë Demokratike.
“Është gati të thërrmojë gjithçka, edhe fëmijën e vet politike, vetëm e vetëm interesin e tij personal. Puçi institucional i PD është pa asnjë perspektivë. Ata që besuan për interesat e tyre, se do të kishte një zgjidhje përmes Berishës e kupton se Berisha është problemi i PD, ai është pakicë e dëshpëruar dhe nuk do të këtë asnjë mundësi të marrë peng shumicën e demokratëve që janë të vendosur përpara dhe të lënë pas të shkuarën”, tha Basha.
Sipas tij, Sali Berisha i përket së shkuarës, që tashmë është bërë barrë dhe pengesë për demokratët në objektivin e tyre për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën.