Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit 4 persona kanë humbur jetën për shkak të Covid-19, duke e çuar në total numrin e viktimave që prej fillimit të pandemisë në 3,144 persona.
Gjatë 24 orëve të fundit nga kryerja e mbi 3200 testimeve kanë rezultuar të prekur nga COVID-19, 376 persona, ku prej tyre 151 janë vetëm në Tiranë.
Aktualisht janë 5528 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ku 141 pacientë po marrin trajtim, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.
Ndërsa autoritetet shëndetësore bëjnë apel për t’u vaksinuar deri tani raportohet se janë injektuar në total 2.2 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19.
Në total, në Shqipëri deri tani kanë mbërritur 2.6 milionë doza vaksine.
Statistika (14 Dhjetor 2021)
Testime totale 1,425,987
Raste pozitive 204,301
Raste të shëruara 195,629
Raste Aktive 5528
Humbje jete 3,144
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2596
Fier 642
Gjirokastër 535
Shkodër 382
Durrës 333
Elbasan 257
Berat 244
Vlorë 202
Lezhë 122
Korçë 114
Kukës 53
Dibër 48