Kryetari i PD, Lulzim Basha ka bërë deklarata të forta sot në lidhje me aferën e inceneratorëve.
Basha tha se dy personat e shpallur në kërkim nga SPAK për aferën e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja duhen gjetur përpara se t’i vrasë, dikush sipas tij.
“Duhen gjetur këta që janë në kërkim para se ti gjejë dikush dhe ti vrasë më parë.
Duhet arrestuar Edi Rama, Armand Subashi, Qazim Sejdini, dhe kjo Stela, e si e ka emrin. Se nuk mund të pranojë dikush që ka marrë 600 mijë lek rrogë dhe të mos tregojë kush e ka detyruar”, tha ndër të tjera Basha.
“Duhen gjetur këta që janë në kërkim, pa i vrarë ndokush, në veçanti Stela, se ata të tjerët janë ustallarë. Të nisen letër-porositë dhe të gjenden pronarët e llogarive.
Padiskutim që ka edhe afera të tjera, por sot do bëj të gjitha përpjekjet e mia që t’ju jap fuqi juve si gazetarët dhe kurajo mediave tuaja që të mos i ikni as sot, as nesër dhe pasnesër këtij skandali”, deklaroi Basha, sipas të cilit mediat nuk do ta raportojnë më këtë skandal, për shkak të ndërhyrjeve të pritshme politike.
Një ditë më parë, SPAK vuri në pranga ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, pas një hetimi për inceneratorin e Elbasanit.
Po ashtu në njoftimin e SPAK, thuhej se janë shpallur në kërkim shtetasit Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.