Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i vënë në pranga nga SPAK për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, do të dalë sot para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, dhënë në mungesë nga Gjykata e Posaçme dy ditë më parë.
Seanca do të nisë në orën 11:15 minuta dhe ish-ministri do të ketë mundësinë të parashtrojë pretendimet e tij për akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit” dhe “Pastrimit të parave” të ngritura nga SPAK.
Prokuroria thotë se Ministria e Mjedisit nën drejtimin e Kokës nuk ka kryer veprimet e plota përgatitore për dhënien e koncensionit.
SPAK ka konstatuar se është aplikuar procedura me negocim pa shpallje paraprake, kur këtë gjë e përjashton ligji.
Në kërkim për këtë dosje mbeten dy biznesmenët Stela Gugallja dhe Klodian Zoto që akuzohen se kanë lëshuar fatura fiktive me vlerë 3.6 milionë Euro për punime që nuk janë kryer asnjëherë në inceneratorin e Elbasanit.