Një dekadë më parë, Kim Jong un ishte pothuajse i padëgjuar, si jashtë Koresë së Veriut, ashtu edhe brenda shtetit komunist.
Djali i vogël i Kim Jong Il kishte qëndruar qëllimisht larg syve të opinionit publik për pjesën më të madhe të jetës së tij.
Gjithçka ndryshoi më 17 dhjetor të vitit 2011, kur babai i tij 70-vjeçar vdiq. Vetëm 27 vjeç në atë kohë, Kim Jong un përfundoi në qendër të vëmendjes si udhëheqësi më i ri në një prej diktaturave më të ashpra në botë.
Sot bëhet një dekadë që prej ardhjes së tij në pushtet, periudhë gjatë së cilës Kim është bërë një nga personazhet më të njohur në planet për arsye që nga ato të frikshmet dhe deri tek ato më të çuditshme. Ai kreu një spastrim të përgjakshëm të zyrtarëve të lartë, duke vrarë edhe vëllain e tij.
Daily Mail shkruan se Kim ndërtoi armë bërthamore e raketa me aftësi të jashtëzakonshme, e më pas i përdori ato për të siguruar 3 takime me Donald Trump, duke u bërë lideri i parë i Koresë së Veriut në histori që takohet ballë për ballë me një president amerikan.