Kuvendi i Partisë Demokratike i 18 Dhjetorit i thirrur nga Lulzim Basha ka ngritur komisionin që do të drejtojë punimet e këtij Kuvendi.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka lexuar emrat e anëtarëve që do të bëjnë këtë komision.
Ata janë Jemi Gjana kryetar dhe anëtarët Gazment Bardhi, Grida Duma, Enkelejd Alibeaj dhe Flutura Açka.
Përbërja e këtij komisioni u miratua.