Një zbulim i shkencëtarëve spanjollë ka premisa të ketë zgjidhur një mister të gjatë arkeologjik. Studiuesit nga Universiteti i Seviljes dhe Instituti Andaluzian për Trashëgiminë Historike pretendojnë se kanë zbuluar vendndodhjen e mundshme të tempullit të Herkulit, një kompleks që mendohej i humbur prej shekujsh.
Duke përdorur radarë të teknologjisë së fundit dhe foto, studiuesit lokalizuan gjurmët e një godine të vjetër romake në qytetin spanjoll Sankti Petri, pranë Kadizit, që mendohet të jetë tempulli i heroit të mitologjisë.
“Burimet e dokumentuara që analizuam, informacioni arkeologjik dhe pamjet e siguruara me modele digjitale të vendit na bënë të besojmë se ky mund të jetë tempulli mitik i Herkulit”, thotë Milagros Alzaga Garcia, Instituti Andaluzian për Trashëgiminë Historike.
Tempulli është përmendur për herë të parë në shkrimet latine dhe greke, që e përshkruajnë godinën të ngritur buzë një porti si një kompleks fenikas tek i cili mund të hyhej duke kaluar përmes dy kolonave.
Herkuli, ose Herakliu, një figurë e njohur e kulturës popullore, pretendohet si nga grekët ashtu edhe romanët e lashtë, si zoti i forcës dhe i heronjve.