Marrëveshjet e nënshkruara sot në Tiranë mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të jenë të prekshme që nga janari i viti 2022. Këtë deklaroi kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët për shtyp, në mbyllje të samitit të “Ballkanit të hapur”.
“Kemi nënshkruar një sërë marrëveshjesh që janë finalizimi i një pune të përbashkët dhe këto marrëveshje janë një realitet i prekshme nesër dhe jo në të ardhmen, por me hyrjen e vitit të ri 2022.
Marrëveshja për tregun e lirë të punës, e cila sanksionon mundësinë dhe të drejtën e të gjithë qytetarëve për akses të menjëhershëm dhe të barabartë për lejet e punës e qëndrimit. Marrëveshja për sistemin e integruar elektronik të shërbimeve i hap rrugën krijimit të një sistemi të përbashkët elektronik për t’u dhënë mundësi qytetarëve që nga aplikimi për t’u regjistruar si të pranishëm në vendin tjetër apo vendin e punës e bëjnë këtë pa lëvizur nga shtëpia përmes smart phone dhe kompjuter. Marrëveshjet në bllok për t’i hapur më në fund rrugën të gjithë atyre që prej vitesh ndërveprojnë mes këtyre vendeve si prodhues, ekspertues, importues produktesh dhe që kanë një histori të vështirë pritjesh, radhësh e verifikimesh, duke bërë të mundur që nga 22 janari të kalojnë lirisht në doganat e kufijtë respektivë pa pasur nevojë për të siguruar 3 herë të njëjtat dokumente. E rëndësishme ta nënvizoj se marrëveshja bën të mundur që për herë të parë të çelet eksporti i produkteve blegtorale ku përfshihen dhe kafshët e gjalla.”
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë theksoi se këto marrëveshje janë prova që “Ballkani i hapur” është një nismë që çon përpara procesin e Berlinit dhe mbështet nga SHBA-ja e BE-ja.
“Marrëveshjet janë prova që Ballkani i hapur është një nismë që shtyn përpara procesin e Berlinit dhe atë që është dakordësuar në zinxhirin e atij procesi dhe asnjëherë nuk është realizuar, Ballkani i hapur është njësi zbatimi e procesit të Berlinit dhe e tregut të përbashkët rajonal. Kjo është arsyeja pse i jemi bashkuar kësaj nisme dhe pse e kemi shpallur gjithëpërfshirëse dhe pse në të gjitha rastet nuk mungojmë të ftojmë të tria palët e tjera të rajonit të na bashkohen për të mirën e secilës palë dhe qytetarëve të secilit prej 6 pjesëmarrësve, në përpjekjen për ta çuar përpara ekonominë dhe shoqërinë e Ballkanit Perëndimor. Sot, ishte e qartë e thënë nga komisioneri Varlehy se mbështet Ballkanin e Hapur dhe fton 3 vendet e tjera të bashkohen dhe nëse e vutë re komisioneri nënvizoi me keqardhje dështimin e tregut të përbashkët, si një provës që u ndërtua bazuar te konsensusi”.
Teksa ftoi sërish edhe 3 vendet e tjera t’i bashkohen kësaj nisme, Rama njoftoi se në shkurt në takimin që do të zhvillohet në Maqedoninë e Veriut synohet heqja e barrierave tarifore.
“Nisma për t’i krijuar mundësinë të gjithë pjesëmarrësve për të zgjedhur vetë shpejtësinë me të cilën duan të ecin. Ecja sa më shpejt mund të realizohet vetëm po morën vetë fatin tonë në dorë. Mbështetja për nismën qoftë nga SHBA-ja e Komisioneri Europian vjen e do vazhdojë të rritet se nisma është e qartë; ta bëjmë rajonin tonë një hapësirë ku funksionojnë për qytetarët të 4 liritë e BE-së; e njerëzve, mallrave, kapitaleve e shërbimeve. Në fund të shkurtit, do të ritakohemi në Maqedoninë e Veriut për të çuar përpara këtë proces dhe pas heqjes së barrierave jotarifore për eksportuesit dhe importuesit të adresojmë heqjen e barrierave tarifore se qëllimi ynë është që Ballkani të mos ketë kufij pas një që do të lëvizë lirisht mallrat, kapitalet dhe shërbimet”.