Aktualitet Ngacmonte seksualisht vajzën e bashkëshortes, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Ngacmonte seksualisht vajzën e bashkëshortes, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Një 57-vjeçar i identifikuar si Arben Hysko është arrestuar nga Policia e Tiranës. Në një njoftim për mediat blutë e kryeqytetit bëjnë me dije Hysko ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme një 16-vjeçare, e cila ishte vajza e bashkëshortes së tij.

Denoncimi për këtë ngjarje është bërë nga mamaja e vajzës, e cila ka treguar ngacmimin e vazhdueshëm të Hyskos.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 57 vjeç. Ky shtetas ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme, një 16-vjeçare (vajzën e bashkëshortes së tij).

Pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe denoncimit nga mamaja e 16-vjeçares u bë arrestimi i 57-vjeçarit, për veprat penale ‘Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari’ dhe ‘Ngacmimi seksual’”, njofton policia e Tiranws.