Politika A do të jetë PD pjesë e nismës së re? Rama: Njëri...

A do të jetë PD pjesë e nismës së re? Rama: Njëri i vë bravën, tjetri shqelmin!

Gjatë prezantimit të nismës së re, për kuvendim popullor për disa çështje të rëndësisë kombëtare, kryeministri Edi Rama komentoi edhe zhvillimet në kampin opozitar.

“Sot nuk ka dy parti, ka një sistem disfunksional bravash, shqelmash. Unë nuk kam më kohë të humbas asnjë minutë me këtë sistem. Duam ta përdorim mandatin e tretë për të bërë gjithçka për të mirën e përbashkët. Ne na duhet të këshillohemi dhe i ftojmë të gjithë të marrin pjesë. Një parti e vetme këtu nuk bën dot një proces. Njëri i vë bravën, tjetri shqelmin për të thyer bravën. Imagjinoni t’i përfshijmë të gjithë. Ne nuk kemi ndërmend të merremi me këtë”, tha Rama.

Gjatë prezantimit të kuvendimit popullor me shqiptarët, Rama dhe se do të kërkohet mendimi i tyre për çështje me rëndësi strategjike, si ndarja e mundshme nga Maqedonia e Veriut në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, mendim për Ballkanin e Hapur, vendosjen e vaksinës me detyrim, etj.