Presidenti rus Vladimir Putin theksoi se fyerja e Profetit Muhamed nuk ka të bëjë fare me shprehjen e lirisë së shprehjes.
Deklarata e Putinit erdhi në kuadër të një konference së tij të madhe vjetore për shtyp, në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me kufirin midis fyerjes së ndjenjave të dikujt dhe të drejtës së artistit për t’u shprehur.
Mediat ruse raportuan fjalët e presidentit rus i cili tha: “Kjo nuk është liri e mendimit, por një shkelje e lirisë fetare dhe një shkelje e ndjenjave të shenjta të myslimanëve”.
Duke iu përgjigjur pyetjes, presidenti rus tha: “Le të mendojmë për këtë aspekt të çështjes. Ne duhet të sigurojmë lirinë në përgjithësi, sepse pa të kemi një të ardhme të trishtuar dhe të mërzitshme, por duhet të kuptojmë se kjo liri është në kundërshtim me qëllimet tona kur cenon lirinë e dikujt tjetër”.
Duke lavdëruar lirinë artistike në përgjithësi, Putin tha se ajo ka kufijtë e saj dhe nuk duhet të cenojë liritë e të tjerëve.
“Rusia është zhvilluar si një shtet multietnik dhe multikonfesional, kështu që rusët, siç tha ai, janë mësuar të respektojnë traditat e njerëzve të tjerë. Në disa vende të tjera, ky respekt është i pamjaftueshëm”, tha Putin.