Politika Berisha: Basha u takua me Ballën dhe Veliajn në një darkë sekrete,...

Berisha: Basha u takua me Ballën dhe Veliajn në një darkë sekrete, pinë raki Skrapari

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se para disa ditësh ka pasur një takim sekret mes Taulant Ballës, Erion Veliaj dhe Lulzim Bashës.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lire” në Tv Klan, Berisha tha se në këtë takim është pirë raki Skrapari dhe hodhi dyshime se janë nxjerr listat e pagave për të shpërqendruar qytetarët nga skandalet.

Sali Berisha: Një takim u bë një takim tre net më parë.

Arian Çani: Po e dëgjova këtë.

Sali Berisha: Tre net u bë një takim…

Arian Çani: Po në Tiranë.

Sali Berisha: Në një qelime, jo në Tiranë.

Arian Çani: E ke fjalën atje që shkuan për të ngushëlluar.

Sali Berisha: Ai ishte në qelime, jo në ngushëllim. Qelime është darka e mortit. Nuk i dike këto ti. Tjetër janë ngushëllimet e tjerë është qelimja. Pra këta të tre, kokë më kokë në një darkë intime të ndërmjetësuar nga Irfani.

Arian Çani: Po kush të tre, se njerëzit nuk e dinë?

Sali Berisha: Ishte Erion Veliaj, Lul Brava dhe Taulant Balla.

Arian Çani: U takuan të tre?

Sali Berisha: Darkuan të tre.

Arian Çani: Jo, jo, jo. Doktor.

Sali Berisha: Absolutisht po, me dëshmitarë.

Arian Çani: Po ata e përgënjeshtruan.

Sali Berisha: Këtë që po të them, ta them me siguri absolute.

Arian Çani: Po nuk me një foto, një gjë.

Sali Berisha: Po nuk ka rëndësi, e ka parë bebja e syrit. Janë fotot, e kanë parë njerëzit me sy. U përpoqën ta nxirrnin si një ngushëllim.

Sali Berisha: A do më pyesësh pak se çfarë darkuan?

Arian Curri: Po në vdekje këto janë, pilaf, byrek.

Arian Çani: Pse di dhe menunë?

Sali Berisha: Raki Skrapari, i thanë shishet.

Më tej ish-kryeministri tha se kjo darkë mes Veliajt, Ballës dhe Bashës është bërë për të mbuluar skandalet dhe hedh dyshime se listat e pagave kanë dalë nga kjo darkë për të shpërqendruar publikun.

“Dhe hedhja në treg për të mbuluar aferat e mëdha të tyre, djegësat, shkarkimin ceremonial të Bashës nga 44 mijë anëtarë. Ata vendosën të hedhin në treg rrogat dhe të dhëna të tjera për të dëshmuar se ky shtet është i dështuar. Ata përpiqen të dështojnë me mekanizma të tilla.

Plasën këtë bombë të turpshme, e duke ditur që këtu nuk ka drejtësi, këtu SPAK-u është SKAP. Për të shuar zhurmën…”, tha Berisha.