Sport Klopp, Guardiola, Tuchel: Kush është trajneri më i mirë në botë

Klopp, Guardiola, Tuchel: Kush është trajneri më i mirë në botë

Renditja e 50 trajnerëve më të mirë në botë për vitin 2021: Tre të parët drejtojnë në Angli, mungon Mourinho

Është fundviti, kohë bilancesh dhe klasifikimesh. Skuadra më e mirë, sulmuesi më i mirë, mesfushori më i mirë dhe kështu me radhë.

Mes klasifikimeve të ndryshme është edhe ai i prestigjiozes angleze “FourFourTwo”, që gjithmonë ngre diskutime.
Edhe për vitin 2021 po ndodh kështu me klasifikimin e trajnerëve më të mirë në botë.

Kush kryeson?

Pavarësisht humbjes në finalen e Ligës së Kampionëve, Pep Guardiola i Mançester Sitit qëndron para Thomas Tuchel, gjermanit të Çelsit, ndërsa vendin e tretë e mban Jurgen Klopp i Liverpulit.

Një pod i gjithi nga Premier Liga. Më pas vjen italiani Antonio Conte, sigurisht për atë që bëri me Interin, ndërsa sot drejton edhe ai në Angli, Totenhemin.

Në 10-shen e parë janë Hans-Dieter Flick, aktualisht trajner i Gjermanisë dhe shumë i suksesshëm me Bajernin. Pastaj vjen Roberto Mancini, arkitekt i triumfit të Italisë në Europian. Ndjekin me radhë Diego Pablo Simeone i Atletiko Madrid, Julian Nagelsmann i Bajernit të Myhihut, Gareth Southgate i Anglisë dhe Mauricio Pochettino i PSG-së.

Italianët

Në këtë listë bëjnë pjesë edhe disa trajnerë të tjerë italianë, si Gian Piero Gasperini i Atalantës, Stefano Pioli i Milanit, Ançeloti i Realit, Simone Inzaghi i Interit, Maurizio Sarri i Lacios, Massimiliano Allegri i Juventusit, Luciano Spalletti i Napolit, apo edhe Roberto De Zerbi i Shakhtarit.

Mungesa e madhe në 50-shen më të mirë, sipas revistës britanike, është ajo e Jose Mourinho, portugezit të famshëm që tani drejton Romën.

Renditja

50. Xavi

49. Djamel Belmadi

48. Sean Dyche

47. Rafa Benitez

46. Marcelino

45. Roberto De Zerbi

44. Bruno Lage

43. Patrick Vieira

42. Ivan Juric

41. Giovanni van Bronckhorst

40. Thomas Frank

39. Steve Clarke

38. Urs Fischer

37. Christophe Galtier

36. Luciano Spalletti

35. Tite

34. Marcelo Gallardo

33. Christian Streich

32. Graham Potter

31. Massimiliano Allegri

30. Mikel Arteta

29. Maurizio Sarri

28. Zinedine Zidane

27. Simone Inzaghi

26. Didier Deschamps

25. Luis Enrique

24. Brendan Rodgers

23. Carlo Ancelotti

22. Stefano Pioli

21. Lionel Scaloni

20. Julen Lopetegui
19. Ralf Rangnick

18. Marcelo Bielsa

17. Steven Gerrard

16. David Moyes

15. Marco Rose

14. Gian Piero Gasperini

13. Unai Emery

12. Erik ten Hag

11. Kasper Hjulmand

10. Mauricio Pochettino

9. Gareth Southgate

8. Julian Nagelsmann

7. Diego Simeone

6. Roberto Mancini

5. Hans-Dieter Flick

4. Antonio Conte

3. Jurgen Klopp

2. Thomas Tuchel

1. Pep Guardiola