Sport “Boxing day” dhuron spektakël: City fiton me goleadë, Broja merr penallti për...

“Boxing day” dhuron spektakël: City fiton me goleadë, Broja merr penallti për Sauthampton

Tri ndeshje u shtynë për shkak të infektimeve me Covid në Premierligë, por e diela pas krishtlindjeve që njihet si “Boxing day” dhuroi spektakël pasi u shënuan 22 gola vetëm në 4 takimet e para. Mançester Siti mori një fitore tenistike, 6-3 përballë Leistër.

Dopietë e Sterling, por nuk munguan edhe De Bryjne, Mahrez, Gundogan dhe Laporte. Skuadra e Guardiolës mbetet në krye të Premierligës me 6 pikë më shumë se Liverpul që nuk mundi të luajë.

Arsenal blindoi vendin e katërt me fitoren gjithashtu të thellë 5-0 ndaj Noruiç ndërsa Totenham fitoi 3-0 ndaj Kristal Palas. Skuadra e Antonio Kontes mori vendin e pestë në renditje pas humbjes së West Ham në fushën e tij nga Sauthampton.

Skuadra e shqiptarit Armando Broja triumfoi në fund 3-2 në një ndeshje mjaft të luftuar. Sulmuesi shqiptar qëndroi 80 minuta në fushë dhe ndihmoi skuadrën duke marrë një penallti.