Aktivistja Evi Kokalari ka denoncuar mesazhin e dërguar nga Geri Kokalari për të, duke e cilësuar si një person që nuk është aspak mirë psiqikisht.
“Babai yt duhej të kish vdekur para se të lindje ti”-është mesazhi i ekspozuar publikisht nga Evi Kokalari.
“Më vjen keq që shoh portale që akoma i japin platformë një njeriu që nuk është aspak mirë psiqikisht dhe këtu e kam fjalën për Garin.
Vetëm disa javë më parë, ky individi më shkruante:
“…It’s just too bad that he (your father), didn’t die before you were born so we could be spared your verbal diarrhea and idiocy.”
Nëse keni nevojë për përkthim, këtij i vjen keq që im’atë nuk vdiq përpara se të vija unë në jetë. Kaq besoj mjafton që të kuptoni gjendjen e tij psikologjike.
Personalisht kam javë që e kam bllokuar, qoftë në e-mail, qoftë në social media, por më vjen keq që shoh se ka akoma portale kaq të dëshpëruara për lajm, që as nuk e marrin parasysh fare faktorin psikologjik të kontribuuesit”, shkruan Evi Kokalari.
Reagimi i Evi Kokalarit vjen pas një shkrimi të gjatë të Geri Kokalarit ku e quante atë gënjeshtare dhe se i vinte turp që kishte lindur me mbiemrin e tij.