Kundëradmirali Adnand Agastra është emëruar Komandant i Forcës Detare me dekret të Presidentit Ilir Meta.
Kreu i shtetit dekretoi emërimin e kundëradmiralit pas propozimit të bërë nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi disa ditë më parë.
Kundëradmirali Adnand Agastra mbante detyrën e shefit të degës së Operacioneve dhe Stërvitjes para marrjes së detyrës si Komandant i Forcës Detare.