Bashkëshorti i ministres së re të Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka hequr dorë nga karriera e tij politike për të promovuar karrierën politike të saj, shkruan revista gjermane kushtuar grave ”Bunte”.
Daniel Holefleisch, 48 vjeç vjet, nuk është më funksionar i ”Deutsche Post” që nga korriku 2021, ka konfirmuar për revistën një zëdhënës i grupit.
Baerbock, bashkudhëheqëse e të gjelbërve gjermanë, garoi si kandidate për kancelare verën e kaluar, dhe më pas iu bashkua kabinetit të Olaf Scholz si kreu i diplomacisë gjermane, një detyrë që i besohet për herë të parë një gruaje.
Bashkëshorti i Baerbock ka mbështetur gjithmonë hapat e saj në politikë edhe para zgjedhjeve.
”Nëse mbaj një post qeveritar është absolutisht e qartë se bashkëshorti im nuk do të vazhdojë më punën që po bën”, ka thënë ajo dikur.
Çifti është martuar në vitin 2007 dhe kanë dy vajza, 6 dhe 11 vjeçe.